E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti i rrugës u bë me “Google Maps”/ Banorët e Bërxullës protestë para Hipotekës: Duam çfarë na takon me ligj.
Flash

“Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat.

S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur.

Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me ‘google’, pa u ditur terreni”, tha një prej banorëve.

Banorët e Bërxullës vijojnë qëndresën për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, e cila prek tokat dhe shtëpitë e tyre. Ata nuk janë kundër ndërtimit të projektit, por kërkojnë disa facilitete në përdorimin e rrugës dhe ç’është më e rëndësishmja, kërkojnë legalizimin sipas ligjit dhe dëmshpërblimin me çmim tregu të pronave.

Ditën e sotme banorët janë vendosur para hipotekës, ku njëri prej tyre ka folur për mediat. Ai këmbëngul se ata po kërkojnë vetëm atë që i takon nga ligji, teksa akuzon se projekti i rrugës nuk është bërë në terren, por në “Google Maps”, direkt nga Italia.

“Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat.

S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur.

Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me ‘google’, pa u ditur terreni”, tha një prej banorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.