Projekti për portin e Durrësit/ Deputeti i PD në interpelancë: Aferë e madhe korruptive
Deputeti demokrat i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar sqarime nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit, të cilin e ka quajtur “një aferë të madhe korruptive”.
Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durresit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një komplek vilash luksoze.
Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Gropup” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtëte të së cilës mbeten anonim.
Cilat do jenë burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetem si ide?
A jane procedurat e ndjekura ne perputhje me ligjin shqiptar dhe nderkombetar? Perse jane bere në mungesë transparence dhe me shepjtësi jo karakteristike te institucioneve tona, pervecse për afera korruptive?
Ne e dimë fabulën që kanë ngritur e do vjjë të ngrejë qeveria. Pse ky projekt nuk është vecse një aferë e madhe korruptive?”, tha Xhaferraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



