Projektligji i Koçit dhe Beqirajt për Akademinë e Shkencave, të lënë Gjinushin kryetar të përjetshëm
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Ata kërkojnë që kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi të ketë të drejtë të rrijë në krye të institucionit edhe pasi të përfundojë mandatin e tij. Projektligji synon lejimin e kryetarit të Akademisë të kandidojë për një mandat të dytë dhe heqjen e kufizimit të moshës së tij deri në 75-vjeç. Reagimi i akademikut Artan Fuga ka qenë ironik, duke shprehur që deputetët kanë kërkuar heqjen e të gjitha neneve që kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar, dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari të kenë të drejtë të rizgjidhen edhe pas 75-vjeç, deri në 750-vjeç.
Postimi i plotë i akademikut Arran Fuga
Ka gjysmagjel, por ka edhe gjysma-ligj!
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, sikurse marr vesh nga shërbimet e sekretarisë të Kuvendit, paskan kërkuar që nga projektligji që kanë dorëzuar prej muajsh për akademinë e shkencave, të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75 vjec deri në 750 vjeç!
Te votohet në Komisionin e Medias dhe Edukimit të hënën! Para marsh!
Gjithë të tjerat gjysmagjelit nuk i interesojnë fare!
Të shohim a do ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë këtë turp!
Pak ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të mbrojtur një projektligj të inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, i cili i jep mundësinë që të kandidojë për një mandat të dytë. Gjinushi e mbrojti fort projekligjin, dhe u përfshi në debate me deputetët e opozitës.
Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa, që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave, për efektet financiare të projekligjit. Ligji në fuqi nuk e lejon atë të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi, ndërsa propozimi i deputetëve socialistë parashikon të drejtën për të kandiduar për dy mandate të njëpasnjëshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



