E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorët e SPAK, si i klasifikon Partia Socialiste në votues të sigurtë ose jo!
Publik News

Prokurorët e SPAK, si i klasifikon Partia Socialiste në votues të sigurtë ose jo!

‘Skape’ SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befats po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorëzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

Arben Krajën-111

Arben Kraja

Arben Kraja

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.”

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Nga  një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshkruhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi “patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruat si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “I sigurtë”.

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhur të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë.  Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurorët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të sigurtë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. ©Lapsi.al

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Altin Dumani

Altin Dumani

Edvin Kondili1

Edvin Kondili

Edvin Kondili

Dritan Prençi

Dritan Prençi

Ened Nakuçi

Ened Nakuçi

Enkeleda Millonai

Enkeleda Millonai

Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu

Vladimir Mara

Vladimir Mara

Sotir Kllapi

Sotir Kllapi

Dritan Prençi

Dritan Prençi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.