Prokurorët Felaj dhe tualeti i institucionit në katin e fundit
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, është një prej iniciatorëve të ndryshimit ligjor, i cili i hapi rrugën emërimit të 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës. Më herët, KLP ka emëruar si prokurorë në akuzën e kryeqytetit Bledar Valikajn dhe Alma Felaj, përkatësisht bashkëshorti dhe kunata e deputetes.
Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës punon edhe vëllai i Ermonela Felajt, Armandi, i cili është oficer i Policisë Gjyqësore. Ndërsa në fund të kësaj jave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqyrtoi kërkesën e prokurores Eranda Felaj, motrës së ligjvënëses socialiste, për t’u transferuar në Prokurorinë e Tiranës.
Në vitin 2019, Parlamenti miratoi një ndryshim ligjor, në të cilin hoqi ndalimin për personat që kishin lidhje krushqie. Pra, magjistratë me lidhje të tilla, mund të punojnë në një gjykatë apo prokurori. Ky ndryshim ligjor është bërë bazuar në një propozim të firmosur nga disa deputetë socialistë, përfshirë edhe vetë Ermonela Felaj.
Gazetari Klodian Tomorri e ka parë anën komike të prokurorëve Felaj duke vënë veten në rolin e një kallëzuesi në Prokurorinë e Tiranës
Imagjino tani një qytetar që do të shkojë në prokurorinë e Tiranës për të bërê një kallëzim.
Si fillim, pyet rojen aty tek dera. Ku bëhen kallëzimet këtu?
-Tek zyra e Felajt- pergjigjet roja.
Hyn qytetari dhe sheh një zyrë që lexon emri Felaj.
-Me falni, Felaj?
-Po zoteri, çfarë kishit?
-Doja të bëja një kallëzim.
-Ah po ne jemi Felajt e hetimit aktiv. Është zyrë tjetër protokolli.
Iken qytetari i shkretë, sheh një zyrë tjeter që lexon prapë Felaj. Troket aty.
-Më falni, Felaj?
-Po, çfarë kishit?
-Po ja doja të depozitoja një kallëzim.
-Ah po ne jemi Felajt e krimit financiar. Është zyrë tjetër ajo e kallezimeve. Ec me majtas.
Iken majtas qytetari sheh një tjetër Felaj aty. Troket prapë.
-Më falni, Felaj?
-Po, urdhëroni?
-Doja të beja një kallëzim.
-Ah, po ne jemi sektori i dhunës në familje.
-Kallezimet janë zyrë tjetër. Ec majtas.
Ik e ik majtas robi i shkretë, pasi kalon nja tre kate me Felaj, i del perpara tualeti i institucionit. Dhe mendon, a ti fus një sh*rrë unë se me këtë reformën e re, vetem tek banjo mbaroke punë këtu./ Klodian Tomorri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



