E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i Kukëst nuk preferonte dollarë, por euro, gjykata e lë  në burg
Publik News

Prokurori i Kukëst nuk preferonte dollarë, por euro, gjykata e lë në burg

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit ka përfunduar në prangat e Policisë nën akuzën e korrupsionit tre dite me parë. Prokurori Edmond Karriqi, u arrestua në qytetin e Kavajës ku ndodhej përkohësisht.

Bashkë me të,  perfunduan në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit. Në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë me iniciale, D.D dhe E.B., për të cilët SPAK-u nuk jep detaje për identitetin dhe për rolin e tyre.

ARRESTIMI

Prokurori Edmond Karriqit, i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në krye të Prokurorisë së Kukësit në vitin 2019 dhe i rikomanduar sërish më 26 mars të këtij viti, u bë gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Kavajës, ku ai ndodhej përkohësisht. Po në Kavajë janë arrestuar edhe tre personat e tjerë. Karriqi akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Pas arrestimit nga ana e Policisë, është ushtruar kontroll edhe në banesën e prokurorit në qytetin e Kukësit, për të cilën SPAK-u nuk jep detaje nëse ka pasur sekuestrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të Prokurorisë pranë SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj prokurorit një ditë më parë (30 qershor 2021), masë e cila është ekzekutuar po dje nga ana e Policisë së Shtetit. “Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Kariqi dhe Isuf Gega”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim është caktuar masa shtrënguese e “arrestit me burg” për tre personat e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.