E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i SPAK, Arlinda e AKSHI-t dhe shteti shqiptar një MEME e madhe
Sot

Prokurori i SPAK, Arlinda e AKSHI-t dhe shteti shqiptar një MEME e madhe

 

Klodian Tomorri

Imagjino pak këtë skenë.

Shkon prokurori i SPAK-ut në zyrat e AKSHI-t për të hetuar vjedhjen e të dhënave shtetërore – ato që vodhën patronazhistët dhe më pas iranianët.

— Përshëndetje. Jam prokurori Filan nga SPAK.

  1. Sa para ka paguar AKSHI për sigurinë kibernetike të shtetit dhe kush janë përfituesit?
  2. Pse ra sistemi, kur janë derdhur miliona euro për mbrojtjen e tij?

Mbaron pyetjet dhe i drejtohet drejtoreshës së AKSHI-t:

— Shtetit dhe qytetarëve u është shkaktuar një dëm i madh nga vjedhja e të dhënave. Ne kemi dyshime të arsyeshme se është abuzuar me tenderat për sigurinë kibernetike. Për këtë arsye, ju komunikojmë zyrtarisht akuzën dhe nga sot jeni e pandehur.

Por Linda kthehet:

— Prit njëherë, zoti prokuror…

  1. Sa para ka paguar SPAK për sigurinë kibernetike të sistemit të tij dhe kush janë përfituesit?
  2. Pse ra sistemi, kur janë paguar kaq shumë para për mbrojtjen e tij?

Mbaron dhe Linda pyetjet dhe i thotë prokurorit:

— Zoti prokuror, vjedhja e sekreteve hetimore është një krim shumë më i madh se vjedhja e listës së pagave. Në emër të popullit, jeni i arrestuar, pasi ka dyshime të arsyeshme për abuzim me tenderat për sigurinë e sistemeve kompjuterike.

Pastaj fillon sherri për prangat. Se ka vetëm një palë.

Kush do t’ia vërë kujt? Prokurori drejtoreshës së AKSHI-t, apo drejtoresha prokurorit të SPAK-ut?

Një meme e madhe.

Gjithë shteti, një meme e madhe.

Habitem si na marrin seriozisht këta të huajt. Shtet më qesharak nuk gjen dot as në Afrikë.

Cirk, ore, cirk i madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.