E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori Ndoja reagon pas shkarkimit:Pas bubullimave, pritet shiu…
Publik News

Prokurori Ndoja reagon pas shkarkimit:Pas bubullimave, pritet shiu…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Ndoja pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg.

I pyetur nga Euronews Albania nëse e cilëson shkarkimin e tij me ndikim politik, Ndoja tha: ‘Pas bubullimave pritet shiu’.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.

Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.

Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.