E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i
Lajme

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka ndërmarrë veprime për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme të një shtetasi me inicialet E.Sh. Ai po hetohet për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, fshehjen e të ardhurave dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas të dhënave nga hetimi, dyshohet se E.Sh. ka zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm përmes një strukture “Call Center” që operonte në qytetin e Fierit. Autoritetet besojnë se përmes këtij aktiviteti janë përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat më pas janë përdorur për investime në pasuri të ndryshme.

Hetimet kanë zbuluar se në llogaritë bankare të personit në fjalë janë depozituar shuma të mëdha parash në formë “cash”, për të cilat nuk është gjetur një burim i ligjshëm që justifikon origjinën e tyre. Sipas prokurorisë, këto fonde janë përdorur më pas për blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërsa përmes veprimeve juridike është tentuar transferimi i tyre për të fshehur origjinën e dyshuar të paligjshme.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në dhjetor të vitit 2021, ndaj personit nën hetim janë vendosur edhe masa sigurimi personal me karakter shtrëngues. Paralelisht, me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim të gjykatës, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi disa prona që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një njësi me sipërfaqe rreth 230 metra katrorë, si dhe një apartament me sipërfaqe rreth 100 metra katrorë, të dyja të ndodhura në qytetin e Fierit.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të verifikuar edhe pasuri të tjera që mund të jenë krijuar nga e njëjta veprimtari, ndërsa synohet dokumentimi i plotë i burimit të të ardhurave dhe përgjegjësisë penale të personit nën hetim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.