Prokuroria e Tiranës “troket në derën” e Elira Kokonës
Prokuroria e Tiranë ka thirrur për t’u marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, në lidhje me një kallëzim të depozituar ndaj saj.
Burime bëjnë me dije se thirrja për paraqitje është firmosur nga prokurori Dritan Nushi, ndërsa Kokona pritet të japë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e kallëzimit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një procedurë verifikimi, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi përmbajtjen e kallëzimit apo çështjen konkrete për të cilën është kërkuar dëshmia e saj.
Pritet që pas marrjes në pyetje të dalin edhe më shumë detaje mbi këtë zhvillim dhe natyrën e hetimit që po kryhet nga organi i akuzës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



