Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-komandon Merviol Bilo, i cili u përfshi në sherrin në ish-Bllok, që ndodhi dy vite më parë ku mbeti viktimë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Vis Martianj e Eljo Hato.
Kushëriri i këngëtares Elvana Gjata dhe njëherësh truprojë i partnerit të saj Ervin Mata, ish-komando Merviol Bilo akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”, shkruan newsbomb.al. Kjo vepër penale në ngarkim të tij është bërë për plagosjen e Vis Martinajt dhe Eljo Hatos.
Ndërkohë, për vrasjen e Fabiol Gaxhës, pjesë e grupit të Vis Martinajt, Prokuroria ka pushuar akuzën. Ish-komando Merviol Bilo nuk do të gjykohet për këtë vrasje, pasi sipas prokurorëve i ndjeri ka qëlluar i pari me armë zjarri ndaj grupit rival.
Në këto kushte thotë organi i akuzës, Merviol Bilo ka qenë në “kushtet e mbrojtjes ekstreme” sepse është vënë përballë kërcënimit potencial për vrasje pasi viktima Fabiol Gaxha i ka drejtuar armën dhe ka hapur zjarr, shkruan newsbomb.al. Për tu mbrojtur, ish-komando Bilo që aktualisht është në arrati, ka hapur zjarr për tu mbrojtur dhe ka qëlluar Fabiol Gaxhën.op po



