E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria mbyll hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, merren të pandehur 16 persona
Publik News

Prokuroria mbyll hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, merren të pandehur 16 persona

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për pasojat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 dhe ka çuar në Gjykatë si të pandehur 16 persona. Nga akuza ka shpëtuar drejtori i Kavalishëncës në Durrës Ahmet Doda dhe një specialist ndërtimi, Defrim Celami.

Sipas Prokurorisë, nisur nga fakti se të pandehurit janë të përgjegjshëm përpara ligjit dhe kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale, si dhe veprën penale e kanë kryer me dashje ose nga pakujdesia sipas akuzes së secilit te pandehur, çeshtja ne ngarkim te tyre është dërguar për Gjykim. Me konkretishte nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

1. Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

2. Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

3. Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

4. Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

5. Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

6. Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

7. Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

8. Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

9. Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

10. Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

11. Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

12. Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

13. Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

14. Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

15. Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

16. Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

si dhe do kerkohet:

– Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.

– Pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.

Organi i akuzës njofton se si pasojë e këtij tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshem banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në territorin ne te cilin ushtrone veprimtarine Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durrës.

“Hetimet kanë filluar pasi dyshohej se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe nga moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të Prokurorisë, ndërsa listohen objektet dhe personat q ëkanë humbur jetën.

Objektet në të cilat u shkaktuan pasoja në jetën e njerëzve ishin objektet si më poshtë vijon:

– Objekti banesë private katër katëshe e familjes “LALA”, lagjia nr.17, rruga “Mihal Rama”, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Marjeta Lala, Amelja Lala, Emilio Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Sehadete Lala, Ilir Lala dhe Grisilda Lala.

– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1650, (Pallati i Konomëve), afër ish-“Kryqit të Kuq”, lagjia nr.18, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Eduart Reçi, Dolora Reçi, Kristi Reçi, Klaus Reçi, Rozeta Meçaj, Diena Karanxhaj dhe Esiela Karanxhaj.

– Objekti “Hotel Tropikal”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën dy shtetas kosovarë (dy vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isah Abazi).

– Objekti “Hotel Mira Mare”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Sotiraq Misha dhe Evjola Broshka.

– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1032, i ndodhur në rrugën “ Shoqëria Bashkimi”, lagjia nr.6, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetaset Nafije Rexhepi dhe Zhulieta Gjana.

– Objekti “Hotel Vila Palma”, në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës, plazh, Durrës, nga shembja e të cilit ka humbur jetën shtetasi Sadik Qato.

– Objekti pesë katësh “Hoteli Nr.4”, “Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme”, lagjia nr.13, plepa, Durrës, nga shembja e të cilit ka humbur jetën shtetasi Bajram  Hajdarmetaj, me detyrë pedagog në Akademinë e Rendit, i cili ishte akomoduar atë natë në këtë objekt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.