E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria merr në mbrojtje dëshmitaren kyçe në çështjen kundër Saimir Tahirit
Lajme

Prokuroria merr në mbrojtje dëshmitaren kyçe në çështjen kundër Saimir Tahirit

Partia Socialiste vendosi sot që të votojë kundër heqjes së imunitetit për deputetin dhe ish-ministrin Saimir Tahirin. Një vendim që ndodh për herë të parë.

Fakti që Tahiri do të ketë imunitet ndërsa do të hetohet ka bërë që prokuroria të ndërmarrë disa hapa të tjerë ligjorë, për të siguruar e mbrojtur provat dhe dëshmitarët e saj.

Pikërisht në mbrojtje të hetimit, prokuroria sot ka marrë në mbrojtje një oficere policie, e cila ka dëshmuar për trafikun e drogës që bënte ‘grupi Habilaj’ si dhe lidhet e tyre me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër.

Kjo ka qenë dëshmia e dorëzuar sot në Këshillin e Mandateve që i është dorëzuar deputetëve, por sërish socialistët vendosën që të mos e lëshonin kolegun e tyre Saimir Tahiri.

Pas këtij vendimi, deputetë socialistë të Këshillit të Mandateve janë shpërndarë nëpër studiot televizive për të mbrojtur vendimin e tyre dhe për të akuzuar prokurorinë se nuk kishte sjellë prova ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.