Pronari i lokalit u gjet i pajetë dhe me plagë në trup
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen në Mbroje të Korcës, ku pronari i një lokali, shtetasi Flamur Duci, është gjetur i pajetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në fshatin Mborje dhe sipas të dhënave të para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij.
Sipas hetimeve të para viktimës i është gjetur plagë në trup, dyshohet e shkaktuar nga një mjet prerës.
Viktima, rreth moshës 45-vjeç është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



