E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin e tij
Flash

Pronari në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin e tij

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka nxjerrë për qira një lokal luksoz në zonën e Myslym Shyrit, i cili është në pronësi të Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga autoritetet. Lokali, me sipërfaqe prej 388.75 metra katrorë dhe i vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ofrohet për qira me çmim prej 380,000 lekësh në muaj.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sekuestrimin e pasurive në vlerë prej 5 miliardë lekësh, që përfshijnë tre biznese, shtatë apartamente, gjashtë njësi tregtare, 32 automjete, përfshirë modele luksoze si Lamborghini Urus dhe Rolls Royce Cullinan, si dhe 52 llogari bankare në emër të Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Dosja hetimore hedh dritë mbi përfshirjen e Hoxhës në aktivitete kriminale të rënda, ku ai dyshohet se ka paguar për vrasjen me pagesë të Klevis Lleshit, në një akt hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i vrarë më parë në Angli. Klevis Lleshi ishte i lidhur familjarisht me Arben Lleshin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe djegien e Agim Hoxhës në vitin 2012.

Në vitin 2023, Arben Lleshi u vra në burg nga një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, edhe kjo vrasje dyshohet të ketë qenë me pagesë, duke e shndërruar kështu një rrjet të komplikuar hakmarrjesh dhe krimi në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.