E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Propozimi i ish-ministrit të Berishës nga Rama, si e sheh PD? Salinaji: Po përdoret për…
Politikë

Propozimi i ish-ministrit të Berishës nga Rama, si e sheh PD? Salinaji: Po përdoret për…

Propozimi i Ridvan Bodës nga kryeministri Edi Rama për Këshill Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, për PD është rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, deputeti Ervin Salianji tha se ky është rasti i dytë, pas propozimit të Majlinda Bregut në një funksion qeveritar. Sipas tij, në të tilla raste PD i dhimbsen më shumë atë që përballen me arrogancën.salianji

“Qëndrimi im ka qenë i qartë prej kohësh në lidhje me çdo lloj funksionari të PD, që kush merr apo përfaqëson qytetarë të caktuar nuk mund t’i tradhtojë interesat e tyre. Nuk besoj dhe nuk dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria pavarësisht aftësisve, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë. Është rasti i dytë, më parë ish-ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD dhe raste ku është e qartë që nuk mund t’i dhimsen PD disa njerëz që propozohen nga qeveria sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitraritetin”, u shpreh Salianji.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.