E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Propozoi uljen e pensioneve, Ilir Beqaj sqaron deklaratën e bujshme: Propozimi im është që pensionistët Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha të mos marrin..
Lajme

Propozoi uljen e pensioneve, Ilir Beqaj sqaron deklaratën e bujshme: Propozimi im është që pensionistët Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha të mos marrin..

Deputeti i Kuvendit Ilir Beqaj ka qenë në qendër të sulmeve në dy ditët e fundit, pas një shkrimi ku thuhej se qeveria duhet të ulte pensionet në mënyrë që të dalë nga kriza ekonomike.

Pasi është ironizuar dhe sulmuar jo vetën në rrjete sociale por edhe në seancën e sotme plenare, ai ka kërkuar që të sqarojë atë deklaratë të tij.

Beqaj tha se ai nuk është marrë me pensionistët e zakonshëm, por me pensionistë si Petrit Vasili, që merr 890 mijë leke, dhe duhet të marrë 630 mijë lekë, ose për pensionisten Klajda Gjosha, që nga 900 mijë lekë, të marrë 670 mijë lekë.

“Se çfarë unë kam shkruar mund ta lexoni se keni kohë bosh.
S’jam marrë me pensionistët. Ka tituj gazetash sic thonin se dy vëllezër ishin të njohur me njeri tjetrin.Propozimi im është që pensionisti Petrit Vasili të mos marri 890 mijë lekë, por 630, pse është i pamoralshëm?

Pensionistja Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë por 670 mijë lekë, pse është kriminale.
Po ta lexosh kam thënë se të gjithë punonjësit në ball të luftës të mos preken. Merre lexojeni çfarë kam thënë dhe mos mu drejtoni me media plagjatura”, tha ndër të tjera Beqaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.