E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e diasporës, Balla: Po të na ftonin do kishim marrë pjesë edhe ne…
Politikë

Protesta e diasporës, Balla: Po të na ftonin do kishim marrë pjesë edhe ne…

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar sot për protestën e paralajmëruar nga disa shqiptar që jetojnë në diasporë, të cilëve nuk iu dha leja që të protestojnë më datë 28 dhjetor para Kryeministisë.

Balla në një prononcim për mediat tha se nëse do ishin ftuar në këtë protestë, PS do të merrte pjesë. Ai shtoi se Shqipëria i ka një borxh të madh prej 28 vitesh Diasporës, pasi kjo e fundit ka kontribuar në ekonomi.

“Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së Diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit. Për PS e drejta e votës të atyre që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve.

Edhe në thirrjen e fundit që bëra ne emër të PS në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi e të votojmë bashkë me opozitës Kodin Zgjedhor që adreson më së miri zgjidhjen. Ndaj në seancë tjetër të mblidhemi dhe të votojmë për këtë reformë. Këta që u merakosën kaq shumë për protestën e diasporës, duhet të bëhen bashkë me ne që të plotësojmë kërkesat e diasporës. Procesi ka qenë i vijueshëm prej kohësh me opozitën.”, tha Balla.

Teksa u pyet në lidhje me faktin se pse policia nuk dha leje për protestën, Balla tha se nuk ka nevojë për këtë gjë. Sipas tij kërkesa e diasporës është e ligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.