Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe shpërthen ndaj pronarit turk
“Pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron”
Prej 27 ditësh, minatorët e minierës së bakrit në Spaç vijojnë grevën e tyre, duke kërkuar përmirësim të kushteve dhe zgjidhje për çështjet e pazgjidhura. Megjithatë, kompania ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesat e punonjësve.
Situata u tensionua më tej dje, pasi 40 punonjës të tjerë u shkarkuan, me argumentin se kishin munguar në detyrë për shkak të protestës. Ky vendim ka ngjallur reagime të forta në publik dhe në politikë.
Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me tone të ashpra, duke dënuar veprimin e kompanisë dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet shtetërore:
“BOOOOLL! TANI U BE BOOOL! Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushoj punëtorë nga puna! Pasi i ka shfrytëzuar pafund e pa zë, tani po i poshteron! Në një vend që është në hall për punëtorë, ky që po bën ky pronari është krim i madh!! NDAJ ËSHTË BOOOOOLL! DO I KERKOJ SOT KOMISIONIT TË EKONOMISË, PUNËS E FINANCAVE SEANCË URGJENTE DËGJIMORE ME PUNËTORËT, MINATORËT E SPAÇIT!”
Minatorët e Spaçit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të dëgjohen kërkesat e tyre, duke e kthyer këtë grevë në një nga më të gjatëat dhe më të tensionuarat në sektorin minerar në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



