E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/ Gjykata lë pas hekurave 3 protestues, Bardhi paralajmëron Ramën: Dhuna do të kthehet mbrapsht
Politikë

Protesta/ Gjykata lë pas hekurave 3 protestues, Bardhi paralajmëron Ramën: Dhuna do të kthehet mbrapsht

Gjykata e Tiranës ka lënë burg 3 nga të arrestuarit nga policia lidhur me protestën e së shtunës së 13 prillit te kryeministria dhe parlamenti. Ndërsa të arrestuarit dhe të proceduarit e tjerë janë lënë në masë më të zbutur.

Masat

Mësohet se Armando Gecaj, Edmond Bushi dhe Eneid Gjata kanë mbetur pas hekurave. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private”.

Avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar masat e dhëna nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 16 protestues, por nga gjykata vetëm 3 protestues u lanë pas hekurave.

Bardhi mesazh Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmned Bardhi u shpreh në një prononcim për gazetarët jashtë gjykatës, se vendimet për lënien në burg të 3 protestuesve, ishin politike.

“Asnjë prej të arrestuarve s’ka kryer asnjë akt dhunë. S’ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Prokurorisë që kërkoi arrest për 16 protestues. Gjykata konstatoi që s’ka asnjë fakt, asnjë prove, asnjë pamje filmime që qytetarët te kenë kryer akte dhune. Janë të burgosur politik të Ramës që është duke vendosur një tjetër damkë, atë të burgosjes politike”, tha Bardhi.

LEXO EDHE  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Një mesazh, e dha edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Sa me shumë të burgosur politikë do ketë, aq më shumë qytetarë do ketë në shesh për të kërkuar largimin e Ramës. Nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve, dhuna do ti kthehet mbrapsht”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.