Protesta kundër qeverisë, Diaspora Shqiptare zbarkon në Tiranë
Shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së 105-të kundër qeverisë.
Qytetarët e ardhur nga jashtë vendit shihen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa lëvizin me automjete dhe mbajnë flamuj shqiptarë në duar.
Protesta zhvillohet pas 105 ditësh mobilizimi, gjatë të cilave qytetarët kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të nisin marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Në përfundim të marshimit, aty pritet të mbahen edhe fjalimet e protestuesve.
Krahas kërkesave për ndryshimin e qeverisjes, në protestë pritet të jenë të pranishme edhe mesazhe kundër klasës politike në vend. Pankarta dhe banderola me slogane të ndryshme janë pjesë e tubimit, duke shprehur pakënaqësinë e protestuesve ndaj politikës shqiptare në tërësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



