E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta, masa ekstreme sigurie te Parlamenti/ Paloka: O idiot, kështu do e mbash karrigen?!
Politikë

Protesta, masa ekstreme sigurie te Parlamenti/ Paloka: O idiot, kështu do e mbash karrigen?!

Pas masave ekstreme të sigurisë pranë godinës së Parlamentit disa orë para protestës së opozitës, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka,

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, ndërsa e konsideron atë idiot.

Ai shkruan: “O idiot, cfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?! Tiranen nuk mund ta kthesh ne West Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba. Keshtu shpreson me te vertete te mbash karrigen?!! Keshtu do ta ndalosh urrejtjen qe kane per ty?  Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos qe kishe bere ne mes te Tiranes “ i qete” dhe ”i vetem” ne stol…?”, shkruan Paloka.

Përveç kamerave të një cilësie të lartë në zonën përreth Parlamentit, Policia dhe Garda e kanë rrethuar godinën me tela me gjemba dhe me skela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.