E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në 4 qytetet,procedohen deputetët pjesëmarrës dhe disa qytetarë
Lajme

Protesta në 4 qytetet,procedohen deputetët pjesëmarrës dhe disa qytetarë

Procedohen penalisht deputetët të opozitës pjesëmarrës në protestën e sotme në 4 qytete.  Lajmi  i konfirmuar nga burime brenda drejtorise se policise raporton se mes personave të proceduar ka edhe qytetarë.

Policia e Shtetit ka proceduar Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë deputetët që morën pjesë në mosbindjen civile sot, ku bllokuan katër akse rrugore.

Protesta u mbajt në katër qytete dhe rrugët u bllokuan në Vorë, Çermë, Bradashesh dhe aksin Lezhë-Milot. Policia në bashkëpunim me prokuroritë e qyteteve përkatëse ka proceduar ne gjendje te lire deputetet pjesemarres ne tubim te paligjshem. Gjithashtu janë proceduar dhe nje pjese e madhe protestuesish.

Kanë qenë 150-200 tubues për çdo aks të bllokuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.