E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta nuk ndalet, 71 ditë qëndresë
Uncategorized

Protesta nuk ndalet, 71 ditë qëndresë

Ka nisur protesta e 71-të para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kastës politike.

Protestuesit shprehen se qeveria e drejtuar nga Rama duhet të largohet dhe “ta lërë vendin të lirë”, ndërsa kërkesa kryesore që përsëritet në tubim është dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe në protestën e 70-të, pjesëmarrësit kanë dalë me pankarta dhe mesazhe në shqip dhe anglisht.

Pas 71 ditësh protestë, qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës për dorëheqjen e qeverisë.

Ndërkohë, protesta pritet të marrë përmasa më të mëdha në mesin e muajit. Për datat 14-16 gusht është paralajmëruar një protestë kombëtare, ku organizatorët presin pjesëmarrje edhe nga diaspora. Sipas paralajmërimeve të bëra për tubimin, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit pritet t’u bashkohen protestuesve në shesh gjatë këtyre ditëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.