Në një kohë që protesta e maturantëve vijon para ministrisë së Arsimit, Komiteti i Maturës Shtetërore ka dalë në një deklaratë për shtyp ku bën me dije se do të rishihet edhe njëherë mënyra e shpërndarjes se pikëve të maturantëve.
Kryetarja e Komitetit të Maturës Shtetërore (KOMSH) Zamira Gjini ka bërë me dije se janë vlerësuar të kërkesat e maturantëve që pas provimit të Gjuhës dhe Letërsisë, sakaq bën me dije se sot do të publikohet teza e plotë me përgjigje të sakta.
“Komiteti i Maturës Shtetërore që ditën e parë pas provimit të Gjuhës dhe Letërsisë ka vlerësuar reagimet e amturantëve dhe kërkesat e tyre për ministrinë e arsimit duke gjykuar mundësinë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e maturës shtetërore.
Qendra e shërbimeve arsimore dhe shumë mësues të gjuhës që janë pyetur në lidhje me testin apo modelin e testit apo përshtatjen e tij me programin orientues të lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi kanë gjykuar që të rishihet edhe njëherë mënyra e shpërndarjes se pikëve të maturantëve dhe notave të tyre për të shmangur çdo shqetësim të maturantëve mbi notat gjë që ka efekt të njëjtë të abrabrtë për të gjithë maturantët. Por kjo do të bëhet për do të bëhet vetëm pasi të dalin rezultatet e pikëve të maturantëve.
Që sot qendra do të publikojë testin e plotë dhe përgjigjet e sakta të testit, në mënyrë që nxënësit të bjën vlerësim të asaj që kanë shkruar”, tha Zamira Gjini, e cila shtoi se do të rritet kohëzgjatja e provimit të rradhës që është ai i matematikës.



