Protesta te Bregu i Lumit, flet ish-deputetja: Një i moshuar është duke u operua, policia i çau kokën
Ish-deputetja e PD Jorida Tabuka, ka qenë këtë mëngjes e pranishme pranë banesave të cilat do të shemben si pjesë e projektit të Bulevardit të ri, në zonën e Bregu të Lumit.
Ajo është shprehur se i bën thirrje shtetit që t’i dëgjojë këta banorë të cilët kërkojnë që të dëmshpërblehen njëjtë si banorët e para në këtë projekt.
Ndër të tjera ajo tha se ditën e djeshme banorët janë dhunuar, ndërsa një i moshuar ndodhet në spital në sallë të operacionit, pasi nga goditjet e policisë ka marrë dëmtime në kokë, Uzur Mandri, 76 vjeç.
Ajo tha se avokati i popullit duhet të vijë dhe të shohë se ç’po ndodh me këta banorë dhe sesi po dhunohen nga shteti

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



