Protesta vazhdon, ngujohen edhe studentët e Durrësit
Vijon bojkoti i studentëve. Sallat e leksioneve janë bosh në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të mësimit, duke bojkotuar edhe procesin mësimor, deri në plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ngujimit në fakultete i janë bashkuar edhe studentë të tjere në rethe. Janë ngujuar edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Ndërkohë tek ekonomiku ngujimi vazhdon prej 6 ditësh. Janë më shumë se 50 studentë të ngujuar, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.
Tek fakulteti I drejtësisë, vijon ngujimi, dhe brenda fakultetit janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.
Edhe tek inxhinieria e Ndërtimit prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



