E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestë masive në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve pas rastit “Monstra”, policia blindon qendrën e qytetit
Lajme

Protestë masive në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve pas rastit “Monstra”, policia blindon qendrën e qytetit

 

Qytetarët e Shkupit kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë masive, kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”. Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, protestuesit u grumbulluan në Çair, duke vazhduar rrugën drejt Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë.

Sipas mediave atje, protestës për rastin “Monstra” iu bashkuan edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova, për rastin e të cilit të hënën në Kumanovë protestuan dhe kërkuan rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin nga akuza të tre familjarëve të Almirit.

Policia ka blinduar qendrën e qytetit duke mos iu hapur rrugën protestusve, ndërsa organizatori i protestës Bedri Ajdari, iu drejtua policëve, duke u bërë thirrje për hapje të rrugës, si dhe duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme. Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje edhe protestuesve për qetësi dhe durim që të mos tejakalohej situata.

Kujtojmë se për rastin “Monstra” Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.