E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestë pranë Ministrisë së Brendshme, shoqërohen dy persona
Lajme

Protestë pranë Ministrisë së Brendshme, shoqërohen dy persona

Protesta e thirrur për paraditen e sotme ka nisur në Tiranë, duke shënuar ditën e 117-të radhazi të tubimeve.

Gjatë protestës, dy persona janë shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit në zonën pranë Ministrisë së Brendshme. Shoqërimet kanë ndodhur në një moment kur protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, veprim që është penguar nga forcat e policisë të pranishme në terren.

Situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa tubuesit kanë vijuar të shprehin kundërshtimet e tyre dhe kërkesat politike që kanë ngritur prej javësh.

Ndërkohë, në protestën e sotme vihet re një prani e konsiderueshme e grave dhe vajzave. Protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë që, sipas tyre, të mos përshkallëzojnë situatën dhe të mos ndërhyjnë me shoqërime apo arrestime.

Disa prej tyre kanë kërkuar që policia të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të mos penalizojë pjesëmarrësit në protestë, duke pretenduar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

Tubimi vijon, ndërsa prania e forcave të policisë mbetet e shtuar në zonën ku janë grumbulluar protestuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.