E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit çojnë librin në SPAK, Rama bën lëvizjen e papritur
Lajme

Protestuesit çojnë librin në SPAK, Rama bën lëvizjen e papritur

Kryeministri nxjerr librin e mallkuar “The Albanian Files” në shitje

Një grup aktivistësh dhe protestuesish i janë drejtuar sot Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kanë depozituar librin “The Albanian Files” si material që, sipas tyre, përmban prova mbi dëmtimin e mjedisit dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Sipas protestuesve, publikimi përmbledh dhjetëra raste që lidhen me projekte zhvillimi, të cilat ata i konsiderojnë problematike dhe të lidhura me vendimmarrje të diskutueshme të qeverisë. Ata kërkuan nga SPAK që të shqyrtojë përmbajtjen e librit dhe të nisë hetime për përgjegjësit e mundshëm.

Në reagimin e tij disa orë më vonë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë, duke e cilësuar situatën si të pazakontë dhe duke e krahasuar me periudha historike. Ai u shpreh se libri tashmë ka hyrë në histori si një rast i rrallë, ku një botim trajtohet si provë kriminale.

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, aktivistët këmbëngulin se materiali i dorëzuar përmban të dhëna konkrete për 523 projekte, të cilat sipas tyre janë ndërtuar, janë në proces ndërtimi ose planifikohen të realizohen. Ata pretendojnë se këto projekte janë miratuar pa konsultim të plotë publik dhe në disa raste kanë ndikuar negativisht në mjedis.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se qëllimi i tyre nuk është drejtësia popullore, por funksionimi i shtetit ligjor dhe trajtimi i barabartë i çdo zyrtari, përfshirë edhe kryeministrin.

“Në këtë libër janë evidentuar qindra projekte që ngrenë pikëpyetje serioze. Ne kërkojmë që institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të hetojnë çdo rast. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim pozite apo pushteti”, u shpreh ajo.

Çështja pritet të ngjallë debat të fortë publik dhe politik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse SPAK do të ndërmarrë hapa konkretë mbi bazën e materialit të dorëzuar nga protestuesit.

Protestuesit e çuan në SPAK, Rama nxjerr “librin e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.