E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit sulmojnë bankën Intesa Sanpaolo te Zogu i Zi
Lajme

Protestuesit sulmojnë bankën Intesa Sanpaolo te Zogu i Zi

Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe incidente, ndërsa përplasjet janë përhapur në disa zona të kryeqytetit. Një pjesë e demonstruesve janë zhvendosur drejt Zogut të Zi, ku kanë goditur një degë të bankës Intesa Sanpaolo dhe biznese të tjera pranë saj.

Ndërkohë, në Rrugën e Kavajës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në zonën e sheshit, policia ka krijuar një kordon përballë demonstruesve, ndërsa gjatë ndërhyrjeve janë shoqëruar disa persona.

Raportohet gjithashtu se një protestues është lënduar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Tensionet vijnë pas disa orësh qëndrimi të protestuesve përpara Kryeministrisë, ku më herët janë regjistruar përplasje me forcat e rendit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Gjatë protestës janë shënjestruar edhe disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ku janë raportuar zjarrvënie dhe dëme materiale.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvendosja e grupeve të protestuesve në zona të ndryshme të Tiranës ka sjellë incidente të reja, dëmtime të pronës dhe bllokime të qarkullimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.