E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen brenda
Lajme

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen brenda

Studentët nxjerrin orenditë dhe i djegin

Shënjestrohet edhe Ministria e Brendshme, tentojnë të hyjnë brenda institucionit

Protesta studentore në Tiranë ka agravuar, duke u zhvendosur nga një institucion në tjetrin. Pas incidenteve të raportuara gjatë marshimit, në shënjestër të protestuesve është vënë edhe Ministria e Brendshme, ndërsa situata është përshkallëzuar në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish janë drejtuar drejt hyrjes së Ministrisë së Brendshme, duke tentuar të futen brenda godinës. Sipas raportimeve nga vendngjarja, Policia ka arritur t’i ndalë, ndërsa drejt institucionit janë hedhur gurë dhe lëndë piroteknike.

Paralelisht, protesta është zhvendosur drejt Ministrisë së Ekonomisë, ku situata ka dalë jashtë kontrollit. Protestuesit kanë thyer derën e godinës dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme, prej nga kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën.

Vatra zjarri janë raportuar brenda ambienteve të ministrisë, ndërsa jashtë godinës janë djegur edhe kosha mbeturinash dhe tabela reklamuese.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe kanë nisur ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve dhe shoqërimin e tyre. Ndërkohë, gjatë protestës janë raportuar edhe arrestime, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje për t’u drejtuar drejt Kuvendit.

Përshkallëzimi i situatës vjen në një ditë kur protesta studentore është shoqëruar me tensione dhe akte dhune në kryeqytet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.