Prova/ Kandidati për Avokat të Popullit i paguar nga Zoto i inceneratorëve
Sot Kuvendi do të zgjedhë kreun e avokatit të popullit.
Njëri prej tyre, Ledio Braho, i lidhur me inceneratorët, është propozuar si kandidat i Lulzim Bashës apo grupit përçarës “alibasha” për Avokat të Popullit.
Para tij, Lulzim Basha hodhi në skenë Gert Bogdanin, njeriun që deri më sot nuk ka sqaruar lidhjet e tij me “trurin” e inceneratorëve Mirel Mërtiri.
Bogdanin e futi te Primaret e Berishës si provë të parë të ortakërisë me inceneratorët.
Ledio Braho është prova e dytë brenda një kohe të shkurtër që ngre dyshime të tjera për ortakërinë e Bashës me inceneratorët.
Por, si do të votojnë demokratët sot?
Nëse grupi i Alibeajt voton Ledio Brahon, kjo tregon qartë marrëdhënien e fortë me inceneratorët.
Edhe po u votua nga grupi i Berishës, nuk provohet dot më e kudërta, pasi toleruan Gert Bogdanin në garën e Primareve.
Në këto rrethana Ledio Braho do ta zhytë më thellë opozitën, duke treguar ortakërinë e saj me aferën e inceneratorëve.
Braho ka marrë para nga inceneratorët
Ledio Braho rezulton të jetë paguar nga një prej kompanive të inceneratorëve. “Integrated Technology Services” në pronësi të Klodian Zotos, i cili sot është në kërkim ndërkombëtar.
Në faturën e të cilit po e sjellim më poshtë, pronari i kompanisë “B8 K Legal & Tax Consulting”,
Ledio Braho ka marrë një pagesë prej rreth 9 milionë lekësh nga “Intergrated Technology Services” e Klodian Zotos./ CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



