PS e Kamzës në kuotat më të ulëta, Rakipi emëron një ‘sekretare’ për nënkryetare
Rakip Suli ka caktuar për nenkryetare një vajzë të re dhe pa kriteret e duhura. Bashkia e Kamzës është shndërruar në një fole të korrupsionit, klintelizmit dhe mungesës së transparencës. Kryetari i emëruar në vitin 2019, Rakip Suli, i kushtuar më shumë vëmendje pazareve dhe tenderave sesa performances në punet e Bashkisë me mbi 100 mijë banorë.
Sinjalet për aferat kryesore të Rakip Sulit me tendera klientelistë dhe korruptivë, pa garë, me paracaktim dhe me oferta sa fondi limit, duke ndarë më pas diferencën e fituar nuk vijnë vetëm nga organet ligjzbatuese por edhe nga qytetarët të cilët janë të pakënaqur me stafin e SULIT.
Në një denoncim nga punonjës brenda bashkisë në redaksinë tonē informohemi se Rakip Suli ka emëruar njē vajzë të re dhe pa eksperincë.
Suli ka emëruar nënkryetare tani kur ka mbetur me pak se një vit nga zgjedhjet e reja, një 27-vjeçare. Burimi brenda bashkise na informon se nënkryetarja e emeruar e Bashkisë Kamëz para se të merrte postin, punonte sekretare në gjimnaz dhe nuk i ka kualifikimet e duhura për këtë pozicion. Nuk është e rastesishme që edhe PS e Kamzēs që kur Rakip Suli drejton bashkinë ështē në kuotat mē të ulēta.
Ndërsa një qytetar me heret kishte denoncuar edhe në një media tjetër në redaksine e JOQ “Si puna e nenkryebashkiakut ne Durres, eshte dhe ajo ne Kamez. Eralda Cerpia njihet si “mikesha” e afert e Rakip Sulit dhe terrorizon punonjesit dhe pse eshte shume e re dhe pa eksperience pune. Me heret punonte sekretare ne nje gjimnaz dhe pa bere 27 vjec u be nenkryetare bashkie dhe vendos gjoba ne Kamez. Shqiperi hesapi!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Në një denoncim nga punonjës brenda bashkisë në redaksinë tonē informohemi se Rakip Suli ka emëruar njē vajzë të re dhe pa eksperincë.


