E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS miraton dekretin e Presidentit, Alibeaj akuza për deputetët e PS: Janë të blerë nga paratë e…
Politikë

PS miraton dekretin e Presidentit, Alibeaj akuza për deputetët e PS: Janë të blerë nga paratë e…

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.42

Kreu i komisioni, deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit. Në komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës, pas bojkotit disa ditor.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.41

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar. Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.40 (2)

Pas tij e ka marrë fjalën deputetja e PD, Albana Vokshi e cila përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhet arnime në ligj por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit. Por Shalsi i ka prerë fjalën pas debateve me Vokshin dhe ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.

Nga ana tjetër, Enkeleid Alibeaj është shprehur se maxhoranca përfiton se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, duke shtuar se deputetët e saj janë janë të blerë nga paratë e pista të krimit, të kompanisë që do të ndërtojë godinën e Teatrit.

“Votimi i sotëm tregoi se ligji është antikushtetues dhe një vjedhje e hapur”, tha ai.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.40 (1)

Më herët dekreti i Presidentit nuk kaloi në Kuvend por u shty shqyrtimit dhe vetëm pas deklaratës së KE-së për ligjin e posaçëm për teatrin, maxhoranca ktheu rrugë.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.40

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.