E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS  tërhiqet nga nismat për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti
Politikë

PS tërhiqet nga nismat për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti

Duke qenë se emri i Ilir Metës u përmend nga Autoriteti i Dosjeve, PS paralajmëroi disa nisma, një prej të cilave dhe ndalimin e spiunëve që të kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore. Por të shtunën kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se PS nuk synon ndalime, por transparencë. Pra PS duket se është tërhequr nga nisma për të penalizuar Ilir Metën.

Por ashtu, u paralajmëruan dy nisma për të penalizuar Sali Berishën. Një nismë për të ndalur ish-funksionarët e Partisë Komuniste dhe një për personat “non grata”. Por duket se nuk do të ketë nisma të tilla. Kjo është konfirmuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

“Unë vazhdoj ta them që është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë që një ish-Sekretar partie dhe që është shpallur “non grata” më 19 maj të vitit 2021, nga Sekretari i DASH për korrupsion dhe minim të demokracisë të vazhdojë të bëjë foltoren e Kuvendit dhe sallën e Kuvendit. Fakti që Berisha  dhe Dodik janë shpallur të dy, me të njëjtat argumentime tregon që është e papranueshme që ky person të jetë në Kuvend. Edhe duke ju nisur ligjit të dekriminalizimit, sipas parim, është e pamundur që këtë çështje ta zgjidhësh me ligj. Pra me pengesë ligjore. Nëse juristë do gjenin një zgjidhje që do ishte e bëshme, nuk e kanë gjetur. Po ashtë e vërtetë që ju kemi kërkuar juristëve ta gjejnë një zgjidhje. Për mua si kundërshtar politik opozita ta mbajë Saliun aty sa të ketë”, tha ai.

Vetë Balla e pranoi deri diku se largimi i Berishës dhe Metës nga politika do ishte kambanë alarmi për PS. Largimi i tyre mund të sjellë një opozitë të re, dhe PS ka vendosur t’i mbajë aty, pasi e ka në interes të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.