PS thirrje Prokurorisë: Nisni hetimet për Monika Kryemadhin që është e përfshirë me rusët
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka në një deklaratë nga selia e PS i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë “lidhjet e Monika Kryemadhit me rusët”.
Bushka tha se hetimet duhet t’i japin përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie, interesat e Shqipërisë.


“Implikimi i një politikani shqiptar në skemat e errëta të financimeve ruse, goditje e rëndë ndaj demokracisë.
Drejtësia shqiptare nuk duhet të humbë kohë për të hetuar këtë rast që cenon sigurinë kombëtare të një vendi si i yni.
Ndërkohë që zonja Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë duhet të hetojnë për të gjitha veprimet në këtë rast, që nga mosdeklarimi deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash e fshehje të pasurisë.
Vetëm një hetim i plotë do i japë përgjgje pyetjeve se deri ku e në ç’masë zonja Kryemadhi është e përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit, dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie interesat kombëtare të Shqipërisë”, tha Bushka në deklaratën për mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



