E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Braçe: S’dua t’i vijë fundi PS-së
Lajme

Pse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Braçe: S’dua t’i vijë fundi PS-së

Deputeti: S’i kërkoj leje askujt, partia s’mund të kthehet në mur njoftimesh

Socialisti Erion Braçe ka bërë publik vendimin e tij për të hyrë në garën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke sqaruar edhe arsyet që e shtynë drejt këtij hapi. Ai theksoi se kandidimi është një vendim personal, i marrë pa konsultime me drejtuesit e partisë.

Në deklaratën e tij, Braçe u shpreh qartë:

“Unë kam bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse.

Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta”.

Duke vijuar më tej, ai theksoi se zërat kritikë brenda Partisë Socialiste nuk kanë munguar, sidomos kur bëhet fjalë për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Sipas tij, nisma për të artikuluar këto shqetësime nuk ka lindur në media, por brenda strukturave të partisë:

“Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin.

Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten njoftime. Partia nuk mund të funksionojë kështu sepse mund të vijë një ditë kur në atë mur të varet një njoftim tjetër, ajo e fundit të partisë. Unë nuk e dua këtë”.

Me këtë qëndrim në Top Story, Braçe sinjalizon jo vetëm ambicien për të drejtuar kryeqytetin, por edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së funksionimit të strukturave vendimmarrëse brenda partisë, duke vendosur në qendër nevojën për më shumë debat dhe përfaqësim real.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.