Pse kërkoi gjykim të shkurtuar, flet Saimir Tahiri: A ka mundësi të bëjmë gjyqe çdo ditë? Kam dy vite që…
Shtyhet seanca e parë për Saimir Tahirin dhe 3 ish policët, shkak është bërë mosnjoftimi i të pandehurve. Seanca e radhës u la në 3 korrik ora 09:00.
Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë . “A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, eshte shprehur Tahiri.
Nderkohe ne nje pronocnim per mediat ne dalje te gjykates, Tahiri ka sqaruar pse ka kerkuar gjykim te shkurtuar, duke thene se ai eshte i vetmi i interesuar te behet ky proces, nderkohe qe te tjere, pa permendur emra, sipas tij, duan te zarritet procesi dhe ai vete.
“Ju e dini fort mirë që të pranosh gjykimin e shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë, e dini shumë mirë. Unë e kërkova se nuk ka nevojë të zgjatet dhe zvarritet, ka shumë që janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë, situata të zvarritet, unë të zvarritem në procese gjyqësore, jam i vetmi i interesuar që ky proces të bëhet”- tha ai.
Pyetur per mesazhin e dhene ne ditelindjen e 28-te te PS-se, ku falenderonte mbeshtetesit e thjeshte dhe shkruante se te gjithe te tjeret kane gabuar, Tahiri nuk ka pranuar te beje shume komente.
Pyetja: Ku keni gabuar ju zoti Tahiri?
Tahiri: Nuk është momenti im të bëj politikë, jam ministri më jetëgjatë, por edhe më i miri në historinë e pluralizmit, e kam boll një gjyq politik nuk kam pse bëj politikë edhe këtu jashtë.
***
Ish-ministri Saimir Tahiri mberriri mengjesin e sotem në Gjykatën e Krimeve të rënda, per seancen paraprake ne ngarkim te tij. Tahiri pritet që sot të kërkojë gjykim të shkurtuar. Në grup me Tahirin janë edhe tre ish-policët në arrati, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



