Psikologia: 7 vjeçarit që vrau aksidentalisht babain duhet të marrë trajtim bashkë me familjen
Ditën e sotme psikologia Lenida Halilaj është shprehur në lidhje me rastin e 7 vjeçarit që vrau pa dashje babain polic me armën e tij të shërbimit. Sipas saj djali nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm por bashkë me familjen e tij.
Më tej ajo vazhdon të thotë se kjo është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike.
“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”, ka theksuar ajo.
Po ashtu u diskutua se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit.
Kujtojmë se ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dhe u plagos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R. B, dhe më vonë ndërroi jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



