E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pula e Stalinit edhe mitingu në Vlorë
Lajme

Pula e Stalinit edhe mitingu në Vlorë

Një ditë bashkëpunëtorët e Stalinit, të shqetësuar për zhvillimin e revolucionit rus dhe vuajtjeve që po kalonin njerëzit, i shprehën shqetësimin e tyre dhe i kërkuan atij të bënte me ta një takim për të gjetur zgjidhje. Stalini, i cili i priti në shtëpinë e tij, i ftoi të hynin në oborrin e shtëpisë, ku ai kishte disa pula.
Pa thënë asnjë fjalë, diktatori mori njërën prej tyre, e shtrëngoi fort dhe pak e nga pak filloi ta rrjepë atë të gjallë, pa i bërë aspak përshtypje dhimbja dhe vuajtja që po ndjente e shkreta kafshë. Sapo mbaroi së rrjepuri të tërën, e la në tokë, ashtu të copëtuar, të trembur dhe të frikësuar nga vuajtjet që sapo kishte kaluar.
Diktatori u largua prej saj, mori një grusht gruri në dorë dhe filloi ta hidhte grurin, pak nga pak, pranë këmbës së tij. Pula, pavarësisht vuajtjeve që kishte pësuar, vrapoi me shpejtësi, duke iu afruar për të ngrënë grurin që Stalini po hidhte gradualisht pranë këmbëve të tij.
Udhëheqësi sovjetik shikoi bashkëpunëtorët e tij dhe iu tha: “Ja, kaq e thjeshtë është të qeverisësh budallenjtë.
A e patë se si më ndoqi pula pavarësisht dhimbjes që unë i shkaktova asaj?

Kështu ne VLONJATËT nuk mund të sillemi si pula e Stalinit . Ne nuk mund të duartrokasim për faktin e thjeshtë sepse marrim1 një lëmoshë ose një kothere bukë për të shuar urinë për një ose dy ditë, ndërkohë që na transferojnë në emër të zhvillimit në duart private bregdetin , ishullin malin .

Ne na ka dalluar respekti për veten!
Nuk detyrohemi askujt , asgjë .

Farfëria nuk vjen ngaqë jemi të pazhvilluar , dembelë , apo nga mali siç na quajnë imvestitorët strategjik që falcifikojnë pronat edhe shfrytëzojnë pronën publike pa garë , as se nuk ka mjaftueshëm vila , pallate e resorte , por jemi shëndruar në të paaftë për të menduar përtej vetes, familjes, jetës private . Maksimizimi I përfitimit afatshkurtër për familjen e ngushtë, duke injoruar tërësisht përfitimet (dhe kostot) afatgjata si dhe çdo ndikim tjetër që vjen nga jashtë familjes, është mjerimi i vërtetë ku jetojmë .

Ndaj sot mos shkoni në mitingun e njëzve që për një rrogë me të cilën nuk shtyni dot dy javë , valvisin në Vlorë flamujt e një melankolie të trishtueshme… edhe askush nuk mund të thotë se aty rron një popull që ndërton për vete dicka të re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.