Punimet për Unazën e Madhe rikthejnë protestat! Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, bllokojnë rrugën me kazanët e plehrave
Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe ka ngritur sërish në protesta banorët e zonës.
Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në rrugën ‘Josif Pashko’ pranë shinave të trenit në Tiranë.
Ata protestojnë pasi janë kundër shembjes së banesave, që i hap rrugën vazhdimin e punimeve.
Siç shihet nga fotot, banorët kanë bllokuar edhe aksin kryesor me kazanët e plehrave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Që prej vitit 2018 kur nisën edhe punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe banorët e Astrit protestuan në mënyrë të vazhdueshme, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive.
Pavarësisht kundërshtimeve dhe proceseve gjyqësore, punimet per ndertimin e Unazes kane vazhduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



