“Pupu këta se dinë fare”, Braçes i ikën truri nga Ministri i Bujqësisë
Debati mbi skemën e TVSH-së në bujqësi
Skema e TVSH-së në bujqësi, që parashikon kompensim 10% për çdo faturë që fermeri merr nga grumbulluesit për produktet e shitura, ka shkaktuar debat të nxehtë në Komisionin e Ekonomisë. Qëllimi i skemës është të rrisë faturimin e plotë të produkteve, duke detyruar grumbulluesit të japin autofatura për fermerët dhe duke siguruar kompensimin.
Pjesë nga debati:
Salla: “Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit.”
Braçe: “Si do shënohet TVSH-ja në faturë…”
(Heshtje në sallë)
Braçe (mbështet kokën në tavolinë): “Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr.”
Salla: “Edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit, patjetër që merr autofaturën.”
Braçe: “Me thënë të drejtën, jo.”
Salla: “Si është?”
Braçe: “Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë sollë.”
Salla: “Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.”
Braçe: “Kjo është e faktuar. Ose nuk do pres faturë, ose do presë faturë fiktive, ose nuk e mbledh produktin fare. Me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbullues e përpunues që ta bëjë kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur.”
Salla: “Ka qenë për grumbulluesit, jo për fermerët.”
Braçe: “Nuk ka rëndësi fare.”
Salla: “Ka rëndësi, sepse e ka marrë grumbulluesi.”
Braçe: “S’jam i interesuar për ta grumbulluar. Çfarë do të të them këtu: vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.”
Debati nxjerr në pah tensionin mes qëllimit të qeverisë për formalizimin e shitjes së produkteve bujqësore dhe realitetit praktik në terren, ku grumbulluesit dhe fermerët shpesh nuk zbatojnë faturimin e plotë.
Skema e kompensimit 10% synon të rrisë formalizimin, por sipas Braçes, mund të krijojë më shumë konfuzion dhe probleme praktike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



