QËLLOHET ME BRESHËRI PLUMBASH KRYEPLAKU I FSHATIT, ME URGJENCË DREJT TIRANËS (EMRI)
Kryeplaku i fshatit Gribë në qytetin e Gramshit, Tajar Veliu 55 vjeç, është qëlluar në ballkonin e shtëpisë së tij me breshëri plumbash.
Veliu është plagosur në pjesën e sipërme të trupit në gjoks dhe në pjesën e barkut, raporton gazetari ynë Endri Mema.
Menjëherë pas ngjarjes është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë dhe menjëherë është nisur për në spitalin e traumës në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rëndë.
Sipas familjarëve ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës dhe dyshohet se i kanë ngritur pritë. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet dhe arsyet e atentatit. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të qytetit të Gramshit të ndihmuara nga policia e Elbasanit.
Tajar Veliu është zgjedhur prej dy vitesh në pozicionin e Kryeplakut të Fshatit duke zëvendësuar bashkëfshatarin e tij i cili para dy vitesh u dënua me dy vite burg si i implikuar në trafikun e drogës.
Shtëpia e Tajar Veliut:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




