E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qendra e Tiranës në kaos, qytetarët pengohen të shkojnë në punë
Lajme

Qendra e Tiranës në kaos, qytetarët pengohen të shkojnë në punë

Masat e rrepta të sigurisë të vendosura nga Policia e Shtetit për protestën para Kuvendit dhe zhvillimin e seancës së fundit plenare kanë paralizuar lëvizjen në qendër të Tiranës. Që në orët e para të mëngjesit, hyrjet kryesore drejt godinës së Parlamentit janë bllokuar, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është devijuar në disa akse alternative.

Këto kufizime kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme për qytetarët që po i drejtoheshin vendeve të punës. Shumë prej tyre raportojnë se janë detyruar të ndryshojnë disa herë itinerarin, për shkak të postblloqeve të njëpasnjëshme dhe mungesës së një orientimi të qartë.

Në redaksi kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarë të irrituar, të cilët pretendojnë se janë dërguar vazhdimisht nga një pikë kontrolli në tjetrën, pa arritur të kalojnë drejt destinacioneve të tyre.

“Na bllokojnë rrugën kryesore dhe nuk na lejojnë të kalojmë për në punë. Nga Xhamia na çojnë te Ura e Tabakëve, pastaj na kthejnë te Bashkia dhe më pas te Toptani. Po na sorollatin pa një zgjidhje konkrete,” shprehet një qytetar.

Bllokimet lidhen drejtpërdrejt me organizimin e protestës së paralajmëruar nga qytetarët, e cila po zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend. Megjithatë, qytetarët kërkojnë që masat e sigurisë të jenë më të menaxhuara, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja normale e atyre që nuk janë pjesë e tubimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.