E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet skenari i protestës së PD-së, s’ka më podium dhe fjalime
Lajme

Zbulohet skenari i protestës së PD-së, s’ka më podium dhe fjalime

Ndërsa Partia Demokratike përgatitet për protestën e radhës përpara godinës së Kryeministrisë, kanë dalë në dritë detajet e para mbi mënyrën e organizimit të këtij tubimi.

Sipas raportimeve mediatike, protesta pritet të zhvillohet pa fjalime dhe pa podium nga drejtuesit politikë, duke sinjalizuar një format ndryshe nga tubimet e mëparshme. Gjithashtu, ajo nuk do të përqendrohet vetëm përpara Kryeministrisë, pasi organizatorët po shqyrtojnë një itinerar më të gjerë lëvizjeje. Rruga që do të ndjekë protesta mbetet ende në diskutim.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, rreth 1500 efektivë të Policia e Shtetit janë angazhuar në terren.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor. Nga ora 09:30 e mëngjesit të sotëm e deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën Ismail Qemali.

Ndërkohë, duke nisur nga ora 15:00 e deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët Ukraina e Lirë, Papa Gjon Pali II dhe sërish segmenti i rrugës Ismail Qemali.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto kufizime dhe apelon që të shmangin çdo situatë që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike, duke u distancuar nga çdo veprim i kundërligjshëm gjatë zhvillimit të protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.