E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qentë ‘pushtojnë’ Lungomaren, qytetari shpërthen ndaj Bashkisë Vlorë
Denoncime

Qentë ‘pushtojnë’ Lungomaren, qytetari shpërthen ndaj Bashkisë Vlorë

“E hëngshin qentë”

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e Publik.al nga një qytetar në Vlorë, i cili ngre alarmin për mungesën e sigurisë në zonën e Lungomares gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas mesazhit të dërguar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25, një moment kur zona frekuentohet nga qytetarë për shëtitje apo aktivitet fizik. Qytetari shprehet me tone të forta ironike dhe revoltë ndaj situatës, duke “uruar” Bashkinë e Vlorës dhe duke nënkuptuar rrezikun nga qentë endacakë në këtë zonë turistike.

“Mirëmëngjesi, desha t’i bëj një urim Bashkisë së Vlorës… në orën 6:25 të mëngjesit… e hëngshin qentë në Lungomare”, shkruan ai në denoncimin e tij.

Ky reagim pasqyron shqetësimin e vazhdueshëm të qytetarëve për praninë e qenve endacakë në hapësirat publike, një problem që prej kohësh është ngritur si çështje sigurie dhe menaxhimi urban në qytetet turistike.

Banorët dhe vizitorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë publike, sidomos në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të promovuara të Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.