E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria ‘hap thesin’ për festat e fundvitit, kategoritë që përfitojnë
Lajme

Qeveria ‘hap thesin’ për festat e fundvitit, kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit, që sjell disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Një nga masat kryesore parashikon shpërndarjen e një bonusi prej 15 mijë lekësh të reja për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre.

Nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë, me një fond total prej rreth 2.2 miliardë lekësh.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi:

“Disa nga çështjet kryesore që miratuam nëpërmjet këtij akti normativ janë mbështetja financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Masa e mbështetjes, në formën e bonusit të fundvitit, do të jetë 15 mijë lekë ose rreth 150 euro. Në total, nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 mijë e 500 qytetarë.”

Kjo nismë synon të përforcojë mbështetjen financiare për qytetarët më në nevojë dhe të ndihmojë familjet dhe personat me aftësi të kufizuar gjatë festave të fundvitit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.