E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria jep 50 miliard lekë tendera të fshehtë  në muajin shtator
Publik News

Qeveria jep 50 miliard lekë tendera të fshehtë në muajin shtator

Thesari i shtetit ka publikuar të dhëna për pagesat në vlerën e 50 mln USD për disa institucione qëndrore dhe lokale të cilat kanë prokuruar shërbime të ndryshme. Por në kundërshtim me ligjin mbahen qëllimisht të fshehta seriali i faturave, objekti i prokurimit dhe emrat e kompanive që u janë kryer likujdimi i shumave marramëndëse. Ja denoncimi

Thesari i shtetit ka publikuar të dhëna për pagesa, por me informacion të censuruar. Sipas drejtoreshës së “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, kjo është një e dhënë për kontrata sekrete. Në pagesat e publikuara nga Thesari i Shtetit mungojnë të dhënat e klientit përfitues dhe përshkrimi i faturës. Ajo shkruan se deri tani këto lloj pagesash bëhen për institucione si SHISH apo Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, të cilat bëjnë kontrata sekrete duke u arsyetuar me sigurinë institucionale, apo atë kombëtare. Brahaj thekson më tej se një praktikë e tillë është vërejtur në muajin mars 2020 gjatë javëve të para të Gjendjes së Emergjencës lidhur me pandeminë Covid-19. Në këtë periudhë, qeveria shqiptare aplikoi Kontraktime për Nevoja Thelbësore të Shtetit, ku mungonin informacionet e lartpërmendura, edhe pse kjo gjë u mohua publikisht nga qeveria. Lidhur me tenderat e fundit ku mungojnë emri i klientit përfitues dhe përshkrimi i faturës, Brahaj ka publikuar pagesat në fjalë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Arsimit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Bashkia Vlorë, Bashkia Laç e Bashkia Pogradec.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.