E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emërimet e reja në KED, Presidenti Meta: Suksese në përmbushjen e detyrës ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon
Lajme

Emërimet e reja në KED, Presidenti Meta: Suksese në përmbushjen e detyrës ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon

Në Presidencë u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Presidenti Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale u ka uruar suksese anëtarëve të sapozgjedhur.

“Dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan kreu i shtetit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga 9 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, që u hodh në ambientet e Presidencës.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të KED u zgjodhën, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Nga Gjykata e Lartë, Sokol Binaj. Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme do te jetë Anila Leka.

Nga Gjykatat e Apelit në vend anëtarët e përhershëm të KED u zgjodhën Edlira Petri dhe Enton Dhimitri. Nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm do te jeten Arta Marku dhe Edien Kapo. Klodiana Mema (Veizi) u zgjodh anetare e KED nga Gjykatat Administrative.

POSTIMI I PLOTE I ILIR METES

Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon. ⚖️🇦🇱

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.